"A thua do të ta lejoj ndërgjegjia të më shohësh në sy pas gjithë atyre gënjeshtave që më ke thënë?"-e pyeti ajo e prekur,duke e parë në sy,ngjyra e të cilëve ishte errur shumë dhe mbanin shumë emocion brenda. "Përse mendon se unë do të vazhdoj të të shoh në sy akoma? Kur tashmë ti nuk më hyn më në punë!"-ju përgjigj ftohtë ai duke mbuluar ç'do emocion që mund ta bënte të dobët para saj. "E kam kuptuar me kohë që nuk të hyja më në punë. Thjesht po shpresoja të kuptoje sado pak,se kam filluar të ndiej për ty. Por mesa duket paskam krijuar ndjenja për dikë pa zemër. Sa turp për mua!"-i tha ajo serioze dhe ai u gëlltit-"Shpresoj mos të shihemi më kurrë. Mirupafshim!"-vazhdoi ajo dhe doli me nxitim nga zyra e tij,duke e lënë pas atë,të futur në 1000 mendime.