Ringjallja.

40 6 188
                                    

Syte mu hapen nga nje zhurme qe i shembellente peshperimave. Nuk  hynte asnje rreze dielli nga grilat e mbyllura te dritareve dhe qielli dukej qe ishte i vranet, edhe pa i hapur syte. Kur u ktheva ne anen tjeter dhe detyrova veten te hapja pergjysme syte, vura re Klukin dhe babin qe po bisedonin koke me koke sikur po thurnin ndonje plan. Estela dukej se ishte ende duke fjetur, kurse mami nuk ishte ne shtratin e saj, por dera e banjos ishte e mbyllur keshtu qe duhej te ishte ne tualet. Vetem kur pashe Ouenin qe kishte ende çarçafin ne koke, u kujtova se çfare kishte ndodhur.

-Ka njerez gjithandej, -degjova Klukin te peshperiste. -Nuk kemi si ta çojme ne kopsht. Ai polici me te cilin doli Kinsi, dyshonte tek ne. Nese na shohin me Ouenin e vdekur, do te mendojne se e vrame ne.

-Po ku do e çojme? Ne lume s'e hedhim dot, se e kam djale. E kam zemer, e kam shpirt, -thirri i deshperuar babi. Peshperimat e tyre u ngjanin atyre te zogjve te plagosur qe shkeputeshin nga tufa dhe u therrisnin te tjereve t'i prisnin.

-Po edhe une nip e kam, por s'kemi zgjidhje tjeter. Se per me teper, Oueni ka vdekur dhe edhe sikur ta varrosnim ne kopsht, s'do te na ndihej falenderues se s'na shikonte dot.

Babi tundi koken ne shenje pohimi i dorezuar dhe i zhgenjyer. Dera e banjos u hap dhe mami doli jashte me syte e skuqur, se siç dukej kishte qare gjithe nates. Kurse mua me dukej e pamundur te besoja se Oueni kishte vdekur. Me dukej sikur kishte qene e gjitha nje enderr deri ne momentin qe ktheja koken dhe shikoja kufomen e vellait tim te vogel. Kur u ngrita, Kluki me hodhi nje veshtrim te shqetesuar se mos e kisha degjuar. U hoqa sikur sapo i kisha hapur syte.

-Çfare do te bejme me Ouenin? -pyeta e lodhur. Kur ndihesha e lodhur qe ne mengjes, do te ndihesha akoma edhe me e lodhur gjate gjithe pjeses se mbetur te dites dhe kjo ishte gje tmerresisht e keqe.

-Ne kopsht ka njerez, prandaj do e hedhim ne lume, -foli perpara Klukit, babi. Mamit i shpetoi nje ngasherime.

-S'ka lume ketu, -e pashe e habitur. -Te pakten, une nuk kam pare.

-Oh, -ia beri ai. Shkembeu nje veshtrim te shpejte me Klukin. -S'e kishim menduar kete. Po s'ka gje, e hedhim ne det. Nese nisemi qe tani, nuk do te gjejme shume njerez dhe nese kemi fat, s'do te gjejme fare. E hedhim nga shkembi ku u hodh dje. Te beje pirueten e fundit, i ndjeri!

U duk se edhe Kluki e mami e aprovuan, sepse nuk foli kush. Une hyra ne banjo, shkarkova ujin qe mami e kishte harruar pa e shkarkuar dhe e sperkata tre here fytyren me uje per te sjelle mendjen ne vend. Nuk me besohej qe Oueni kishte vdekur. Mbase kjo ishte shenja jone per t'u kthyer ne shtepi. Kur kujtova shtepine ne Springfild, me erdhi papritur nje ndjesi e keqe qe nisi te ngjitej vazhdimisht deri ne tru si per te me kujtuar, por kur nuk me erdhi asgje ndermend, thjesht e lashe te shkonte.

Dola jashte dhe vura re se edhe Estela ishte zgjuar. Ne heshtje, mora rrobat dhe u vesha perpara se motra te hynte ne banjo e te vonohej disa minuta te mira. Gjithmone dukej sikur te tjeret vonoheshin me shume se ty ne tualet, mbase sepse ashtu ishte. Kur u beme te gjithe gati, ndaluam perpara Ouenit. Mami u zgjat t'i ulte çarçafin, por babi i kapi doren perpara se ajo ta bente veprimin dhe tha:

-Jo. I vdekuri nuk shikohet.

Ne te tjeret pohuam me koke dhe mami u duk se u dorezua dhe pranoi te mos e ulte poshte çarçafin. Sapo Kluki do te hapte gojen per te folur, u degjua zilja e celularit te babit. U pame sy me sy te trembur, pastaj babi nxorri prej xhepit celularin dhe e mbajti nje cope here ne dore. Numri ishte i panjohur.

-Duhet te jete policia, -tha e trembur mami.

-Jo, jane ata shitesit e tenxhereve, -kundershtoi Kluki, -se me telefonuan edhe mua. Na çmenden qe ne pese te mengjesit. Flisnin edhe pa lidhje, thonin 'nuk fitove llotarine? Do te fitosh nje tenxhere'. Sikur po na plaste shume tek tenxheret e ketyre te ndryshkura!

Ters ne hotelin "Tersi". ✔Where stories live. Discover now