🐉

404 43 6
                                    

Kishte gati një orë që qëndronte ulur në dhomë,dhe mendja e tij ishte e mbushur plot me mendime të ndërthurura të cilave nuk po ju gjente përgjigje.

Vuaj pasojat e pakujdesisë tënde tani!

Ishte zëri I tij I ndërgjegjes që I fliste dhe sado mundohej ta pushonte nuk po ia dilte dot.
  Ngriti kokën në momentin që dëgjoi derën e dhomës së tij të hapej dhe pa që Nevio hyri brenda me një shprehi të sertë në fytyrë.
Çfarë do që të thuash mos e thuaj. Nuk kam nerva!-ja ktheu serioz dhe Nevio shfryu I bezdisur.
Do të thoja që ajo Lila ishte alamet shërbyese.-tha duke kërcitur gishtat.
Nuk më intereson.-u ngrit në këmbë dhe filloi të ecte rreth e rrotull dhomës.
Elion e mbaj mend fytyrën e asaj vajze atë natë. E mbaj mend sesi nuk dolët më prej dhomës atë natë. E vetmja gjë që nuk di është nqs ke përdorur mbrojtës apo jo! -I tha me nerva por me një ftohtësi të paparë që Elion e urrente.
JO!-tha me tonin e lartë të zërit.
Dreq Elion! Si dreqin mund të tregohesh kaq I pakujdesshëm!? Dhe me një tetëmbëdhjetë vjeçare!? A e ke seriozisht???-foli këtë radhë duke e lënë veten të dilte jashtë kontrollit.
Nuk jemi në shtëpinë tonë këtu! Mos bërtit!-ia ktheu po prapë nervoz dhe Nevio qeshi ironik.
Po pra! Poo,jemi në shtëpinë e armikut tonë! Dhe ti ke bërë seks me vajzën e armikut tonë!!-foli duke pëshpëritur bërtitur.
NUK E DIJA!-ia ktheu Elion tepër I stresuar-Duhet të flas nesër me të. Duhet!-tha ndërdhëmb duke shfryrë fortë.
Fol ,fol. Mbase kthen kohën pas.-ia ktheu me sarkazëm Nevio dhe Elion I ktheu një shikim plot nerva.
Mbase nuk është I imi...-tha Elion me gjysëm zëri por mendja e tij shkoi tek një tjetër detaj që kishte harruar dhe bomba I ra mbi kokë. Vështroi Nevio I cili ngriti njërën vetull por nuk u ndie. Heshti duke I ngrënë fjalët poshtë dhe në zemër ju formua një gur I madh që po I peshonte aq shumë saqë në kraharor filloi ti shtrëngonte diçka. Fryma ju mor për një moment dhe ra rëndëshëm në krevat.
Elio...je mirë?-e pyeti me nota shqetësimi në zë tashmë duke ju afruar dhe I vendosi dorën në shpatull.
Jo,jo,jo nuk jam. -tha dhe për herë të parë në kaq shumë vite zëri I tij u thye.
Uhhh,do të rregullojmë çdo gjë. Fli sot. Mendojmë nesër për këtë.-I tha Nevio qetë dhe ai tundi kokën-Natën e mirë.-u largua disa hapa duke parë të vëllain me shikim të dhimbsur dhe më pas doli prej dhomës duke e lënë vetëm.
Fërkoi fytyrën me duar dhe menjëherë u çua dhe u shtri rëndëshëm në krevat. Mendja menjëherë I shkoi tek ajo natë dhe pasi mori frymë thellë,mbylli sytë fortë duke larguar mendjen nga ajo natë dhe të fokusohej tek gjumi.

🐉
***

Qëndronte veshur në dhomë teksa priste orën për zbritur poshtë për mëngjes. Vështroi orën e tij në telefon dhe prej padurimit. Zbriti në dhomën e ngrënies dhe vuri re që tavolinë nuk ndodhej asnjë dhe shërbëtoret po shtronin tavolinën.
Dëshironi diçka zotëri?-e pyeti njëra prej tyre dhe ai vështroi rreth e rrotull.
Ku ndodhet kuzhina?-pyeti qetë dhe shërbëtoria e pa me sy të zgurdulluar.
Zotëri asnjë nuk lejohet në kuzhinë!-tha me shpejtësi ajo dhe ai ngriti njërën vetull.
Për sa kohë nuk jam pjesëtar I kësaj familjeje ato rregulla nuk aplikohen tek unë!-ia ktheu ftohtë dhe ajo u gëlltit.
Në katin poshtë,duhet të marrësh ashensorin dhe të shtypësh -1.-I shpjegoi ajo dhe ai u drejtua drejt ashensorit.
Pasi arriti në katin ku kuzhina ndodhej ,doli prej ashensorit dhe hyri në kuzhinë.  Këmbët I ndaluan dhe sytë menjëherë shkuan në banakun e kuzhinës ku ajo ndodhej aty dhe po hante mëngjes. Vështroi me sy nga koka te këmbët dhe sytë I ndaluan për disa sekonda tek barku I saj u rrumbullakosur.
Zotëri,më falni por në kuzhinë është e ndaluar që të hyjnë njerëz të tjerë.-dëgjoi një shërbëtore plak ti fliste dhe rrotulloi sytë dhe pa që ajo u hodh përpjetë kur dëgjoi që kishte njerëz të tjerë në kuzhinë. Veprim që atij I bëri habi.
Nuk jam pjesëtar I shtëpisë.-tha serioz dhe u drejtua drejt banakut dhe u ul në një karrige-Të bëftë mirë.-tha qetësisht dhe vuri re që ajo u gëlltit fortë.
Faleminderit.-gjysëm zëri ju përgjigj dhe vazhdoi të hante pa folur asnjë fjalë më tepër.
Sa vjeçe ishe atë natë?-I tha Elion tashmë dhe ajo menjëherë ktheu kokën nga ai me një fytyrë të tmerruar.
Pusho të lutem.-përshpëriti dhe lëvizi sytë nga shërbëtoret.
Atëherë përgjigju pyetjes sime!-I tha serioz po prapë ai duke afruar pak kokën me të.
Shtyu tutje pjatën dhe u ngrit nga karrigia,dhe ia bëri me sy që ai ta ndiqte nga pas,I cili duke shfryrë I bezdisur u çua dhe shkoi pas saj.
Po ecnin të dy njëri pas tjetrit dhe sjellja e saj e frikësuar po e habiste më shumë se çdo gjë tjetër. Ndaloi para një dere dhe pasi trokiti disa herë e hapi dhe hyri brenda.
Përse dreqin trokite?-foli I çuditur dhe hyri brenda duke parë se dhoma ishte një biblotekë e madhe.
Një oxhak I madh qëndronte në cep të dhomës ,ku pranë tij qëndronte varur një lisharëse në formë kolltuku ,e brenda saj nji batanije pelushi. Aroma e librave dhe e drurit që e mbizotëronte atë dhomë të mbushte mushkëritë dhe të bënte që mos të doje të dilje ndonjëherë prej saj.

Mund të flasim???-u përgjigj I frustruar Elion dhe ajo mori frymë thellë.
Atë natë isha shtatëmbëdhjetë vjeçe...-tha dhe Elion u shokua dhe menjëherë bëri disa hapa pas.
Dreq!! Paskam kryer marrëdhënie me një minore....-e ndërpreu menjëherë duke tundur duart dhe ai rrodhi fytyrën me neveri.
Atë isha shtatëmbëdhjetë vjeçe,por në momentin që ora kaloi 00:01 unë isha tetëmbëdhjetë. Ajo natë ishte ditëlindja ime.-foli me nxitim dhe fytyra e tij u bë neutrale.
N

uk po kuptoj asgjë!-tha ai konfuz dhe Asterlayna lëvizi ngadalë drejt lisharëses dhe u ul aty rëndëshëm.
Më fal por mezi rri në këmbë këto muajit e fundit.-tha duke shfajësuar dhe ai mbylli sytë I duruar-Shiko çdo gjë ishte diçka që doja ta kaloja atë natë. Çdo gjë ndodhi siç unë dëshiroja,një natë e gjatë dhe mos ta harroja kurrë,me një të panjohur. Ama nuk ishte në planin tim që ai I panjohur,e ti më saktë,të dilje para meje një ditë të bukur dhe...epo të ishe armiku I familjes sime. Sinqerisht as që nuk e kisha idenë se kush ti ishe.-e vështroi në sy duke mos e shkëputur kontaktin me sytë e saj dhe ajo buzëqeshi lehtë dhe uli kokën tek barku I saj.
Mos të flasim pastaj për surprizën këtu brenda.-tha ëmbëlsisht,dhe ai u gëlltit.
A..a është I imi??-pyeti gjysëm zëri dhe ajo mori frymë thellë.
Deri atë natë që kryeva marrëdhënie me ty,isha e virgjër...-buzëqeshi në siklet dhe më pas vazhdoi-Dhe pas natës sonë së bashku unë nuk kam kryer marrëdhënie me asnjë tjetër. Pra ti je I pari për mua.-përfundoi duke e lënë atë pa fjalë dhe mbështeti kokën tek lisharësja.
Si pret që të të besoj?-e pyeti serioz Elion dhe me tre hapa të mëdhenj mbylli distancën mes tij dhe saj duke qëndruar mbi të dominues.
Sepse një ti nuk përdore mbrojtës dhe dy mund të kryejmë test....-u ndërprenë nga hapja e derës në mënyrë të egër dhe ai menjëherë lëvizi prej saj duke kthyer kurrizin asaj e duke parë armikun e tij përballë.
Tomas!/B...baabi...-folën të dy njëkohësisht ,njëri me frikë e tjetri me urrejtje.
Mëngjesi është gati!-zëri I tij si një thikë e mprehtë përçoi të dridhura në trupin e saj gjë që Elion e vuri re tepër qartë.
Në rregull!-foli Asterlayna tepër bindëse dhe menjëherë doli prej dhomës duke bërë të pamundurën të nxitonte.
Qëndro larg vajzës sime!-tha prerë Tomas dhe Elion ngriti njërën vetull.
Ke një vajzë tepër të bindur Tomas,por kujdes. Ki më shumë kujdes se kujt tjetër ia drejton ato urdhëra.-foli kërcënues dhe pasi I hodhi një shikim plot urrejtje doli prej dhomës së biblotekës me një qetësi dhe ftohtësi pa e vrarë mendjen për personin,shikimi I të cilit I digjte shpinën plot urrejtje.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now