🐉

417 45 7
                                    

Qëndronte para derës së dhomës ku infermieret e kishin çuar me dorën në ajër dhe me dy mendje të trokiste apo jo për të hyrë brenda.
Hyrë.-dëgjoi Kian I cili qëndronte ulur në stol përballë derës.
Nuk e di si do të reagoj.-I tha Elion duke u ngritur nga ai.
Elion Morelli të ketë frikë prej reagimit të një vajze?-ngriti njërën vetull në provokim dhe Elion I nxori gishtin e mezit. U kthye nga dera dhe trokiti dy herë para se të futej gjysëm trupi.
Rrudhi vetullat kur pa se Nevio ndodhej brenda dhe qëndronte ulur krahë krevatit në një kolltuk,dhe për momentin po e ndihmonte të rehatohej.
U kollitë lehtë dhe hyri plotësisht brenda.
Eja.-I tha Nevio duke e parë ajo ktheu kokën nga dritarja duke e injoruar komplet atë.
Si je?-pyeti qetësisht duke bërë një hap drejt krevatit dhe duke I bërë me shenjë Nevio që të dilte jashtë.
U ngrit ,rregulloi rrobat e rrudhura në disa vende ,ju afrua asaj duke I thënë diçka me zë të ulët në vesh,e më pas I puthi me xhentilesë sipërfaqen e dorës dhe drejtoi trupin e iku drejt Elion.
Mos e lodh,streso,mërzit dhe kujdes,pasi çdo gjë është tepër delikate.-i tha Nevio serioz dhe doli jashtë. Shfryu me nerva,nerva të cilat as vetë nuk e kuptoi nga I erdhën.
Mbylli derën me forcë pas tij,dhe shkoi u ul në kolltukun pranë saj.
Si je Asterlayna?-e pyeti dhe dhe prej saj mori një injorim total-Nuk dëshiron të flasësh?-zëri I tij u bë akoma më I butë teksa zgjati dorën e tij,duke e çuar afër të sajës dhe ia ledhatoi lehtë.
I shihte fytyrën e zbehtë,më të zbehtë seç duhej ,kraharorin që I mezi I dallohej kur ulej e ngrihej dhe u gëlltit fort.
Ktheu shikimin përsëri tek fytyra e saj dhe sytë I shkuan tek buzët që ai I puthte aq shumë atë natë,që I kafshonte dhe thithte sikur të ishin ushqimi I tij I preferuar. Mbylli sytë për të larguar ato mendime por për dreq ndodhi e kundërta,përpara iu shfaq ajo atë natë, aq e qeshur,aq e gjallëruar ,tepër joshëse ,asgjë në krahasim me atë tani,tepër e mërzitur ,aspak e gjallë,ama për çudi vazhdonte të ishte joshëse në sytë e tij.
Më thuaj vetëm një fjalë stella mea...-i tha dhe në zërin e tij dalloheshin qartë notat e mërzisë.
Urime do të bëhesh baba.-mori frymë thellë duke dëgjuar zërin e saj të dobët dhe pakëz të ngjirur.
Po do të bëhem baba.-tha qetë e butë dhe një shprehi habie I pushtoi fytyrën kur pa se ajo qeshi plot ironi dhe fytyra e saj u bë gati për të qarë.
Po pra,do të bëhesh sepse për një moment nuk do të bëheshe.-I tha plot mllef dhe ai u gëlltit fortë.
I mori dorën e saj mes tijave dhe la një puthje të lehtë me kujdes që mos ti lëvizte sorumin.
Nuk duhet të isha sjell ashtu,uhh...Më fal Asterlayna.-I tha me sinqeritet Elion dhe ajo shfryu.
Nuk ka rëndësi ,rëndësi ka që ti more atë që doje.-ia ktheu prerazi dhe ai mbylli sytë e tundi lehtë kokën.
Nuk doja të ndodhte kështu. Nuk e dija.-I tha I penduar dhe ajo ktheu kokën drejt tij dhe tërhoqi dorën pas.
Nuk e dije Elion?-I tha ironike-A Nuk tha Rajla se çfarë do të ndodhte nqs do ta bënim këtë gjë?-I tha duke e parë me mllef dhe ai nguliti sytë e tij tek të dajat duke parë çdo emocion të sajin.
Stella mea...-I foli butë dhe zemra I rrahu fortë kur pa që sytë e saj krijuan një shtresë lotësh.
E dije Elion! Ama doje të dije nqs fëmija ishte I joti! Dhe të jap të drejtë,ama duke e ditur që ishe I pari për mua,duke e ditur që vetëm një budalle me qëllime të këqija mund të shkoj tek dikush dhe ti thotë jam shtatëzanë me fëmijën tënd,duke I ditur këto përsëri....-ndaloi dhe mori frymë thellë dhe vendosi dorën tek barku ,e një dhimbje e lehtë I përshkoi trupin.
Je mirë? Të thërras infermieren?-I tha kur pa që ajo rrudhi fytyrën dhe dorën e saj.
Edhe sikur fëmija të ishte I tjetër kujt,përsëri nuk duhej bërë. Më beso që edhe sikur të isha gabim unë,do të isha gati të merrja atë që meritoja.-tha serioze Asterlayna dhe ai I kapi përsëri dorën dhe mbështeti ballin e tij mbi të.
Më fal stella mea....-përshpërtiti dhe ajo mori frymë thellë.
Nuk ka më rëndësi.-tha qetë Asterlayna dhe ai ngriti kokën dhe e pa në sy.
Ka stella mea ka,mund t'ju kisha humbur...-I tha Elion duke lënë të habitur Asterlayna dhe ai kuptoi atë që kishte thënë.
Nuk po flas më shumë për diçka që nuk ka më rëndësi. Gjithsesi,doja të të thoja që nqs është e mundur për të më gjetur një apartament të vogël për të jetuar. Diçka të ngrohtë,familjare ,jo diçka të ftohtë dhe pa jetë.-shpjegoi qartazi duke lënë të habitur Elion I cili për një moment nuk po e mblidhte veten.
Çfarë thua Asterlayna?-e pyeti me zërin e shokuar.
Një apartament të vogël. E thjesht.-tha ajo duke e parë indiferente.
Përse nuk kam shtëpi unë?-tha si I lënduar dhe konfuz ai duke mos kuptuar asgjë.
Nuk e di ke apo nuk ke shtëpi ti Elion,thjesht dua një apartament të vogël.-tha përsëri Asterlayna.
Stella mea kam shtëpi unë,sa të duash dhe ku ti duash,por nuk po kuptoj këtë kërkesën tënde për një apartament. -I tha Elion serioz.
Më lodhe të betohem!-I tha me nerva dhe ai rrudhi fytyrën-Thjesht dua një apartament ku të jetoj,në qetësinë time vetëm.
Asterlayna vazhdoj të mos të të kuptoj.-I tha Elion duke bërë të paditurin.
Nuk qenke mirë ti jo.-I tha Asterlayna.
Jo,jo unë shumë mirë jam. Ty më duket të paskan dhënë efekt anësor këto ilaçet.-I tha Elion dhe disa nota humori u dalluan në zërin e tij.
Elion nuk jam duke u tallur. E kam shumë seriozisht.-zëri I saj serioz e bëri që të rrudhte vetullat.
Përse?-e pyeti ftohtë.
Sepse ashtu dua. Ka ndonjë problem?-ia ktheu akoma më ftohtë dhe indiferente.
Aspak,ama si të dëshirosh. Do të të ofroj njërin prej apartamenteve të mija,do të punësoj një kompani aredimi,të ndryshojnë çdo gjë ashtu siç e do. Pasi të dalësh që këtu,do të kalosh direkt atje.-foli serioz dhe u çua në këmbë.
Në rregull.-ia ktheu ajo dhe ai I vështroi fytyrën.
Stel....-u ndërpre nga hapja e derës dhe pa kuptuar se çfarë ndodhi ju duk sikur pranë tij kaloi një kometë me shpejtësinë e dritës e cila u përplas mbi krevatin e Asterlayna.
Layna!-vështroi sesi e motra përqafoi atë dhe bëri disa hapa pas.
Jam mirë...-zëri I saj ishte I butë,I ëmbël,komplet ndryshe nga çka ajo I foli.
Po ju lë vetëm.-i tha Elion dhe Zeina iu kthye duke e parë me inat,gjë që ai sia vari shumë.
Bëri një hap pas dhe më pas iu ktheu kurrizin e doli jashtë duke I lënë vetëm.
Lërë takim me një kompani të mirë aredimi Kian. Dua që shtëpia e cila ndodhet pesëmbëdhjetë minuta larg vilës,të kthehet në shtëpi plot jetë,ngjyra dhe e ngrohtë,tepër familjare. Thuaji djemve të ri-shohin sigurimin ,dua fortesë në atë shtëpi,ndryshoni bravat dhe dyert,dritaret të jenë të siguruara dhe rrethoje me maksimumin një qind roje,zgjidh më të mirët. Dua disa roje femra të kualifikuara dhe dy meshkuj të cilët të jenë homoseksual. Po ta besoj ty këtë ,mos më zhgënje.-urdhëroi dhe Kian hapi sytë prej habisë.
Hom...homoseksual? Pra gej? Ku dreqin ti gjej në botën tonë unë këta?-foli tepër I çuditur dhe I habitur prej fjalëve të tij.
Bëj çfarë them Kian. Ta thashë njëherë. Po ta besoj ty këtë!-I tha dhe u largua prej andej me mendime të turbullta në kokë.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now