🐉

379 47 9
                                    

Po fliste qetësisht me të vëllain teksa hynin në shtëpi por të dy ndaluan kur dëgjuan zëra të lartë që vinin nga dhoma e ndenjjes.
Buzëqeshi kur dëgjoi zërin e saj dhe lëvizi qetësisht drejt dhomës së ndenjjes dhe u mbështet tek hyrja e derës ndërsa Nevio tek shpatulla e tij dhe të dy po shihnin pa fjalë skenën përballë tyre.
Kudo patatina,kokoshka,ëmbëlsira,fruta, Playstation me levat në tokë,një fushë shahu mbi tavolinë ku gjysmat e gurëve ndodheshin mbi fushë,e tjerat në parket dhe tapet,një tavëll,domino dhe letra bixhozi ku disa ndodheshin në tapet dhe tjerat ata I mbanin në dorë.
Po ta them dhe njëherë nuk jam duke bërë me hile.-buzëqeshi përsëri prej zërit të saj dhe me vëmendke vështroi sesi ajo la dy letra poshtë dhe Kian ngriti kokën duke e parë me sy të picëruar.
Ore nuk ka mundësi!-bërtiti I frustruar dhe Asterlayna qeshi ëmbël dhe shikoi veprimin e saj e cila vendosi dorën tek barku saj dhe e ledhatoi,gjë që ishte bërë gjëja e tij e preferuar gjithashtu.
Po si nuk ka more? A fitova unë? Po! A bëra me hile?-ktheu kokën nga Kian I cili e ndërpreu.
A bëre me hile? Po! Që ke bërë me hile,ke bërë ti se nuk ka mundësi! Fitove dy herë në shah! Tavëll po! Domino po! Në playstation po,e po madje katër herë. Në poker!?!? Ke pesë herë që ke fituar duke mi marr të gjitha!-e qeshura e saj I hoqi atë nervin që po I mblidhej prej Kian dhe u fokusua vetëm tek Asterlayna e tij.
Nuk kam bërë me hile Kian. Pranoje jam më e zonja se ti,nuk ka asgjë të keqe. Gjithashtu mos u shqetëso nuk do I tregoj njeriu.-qeshi pa zë prej zërit të saj ëngjëllor që mbante nota provokimi brenda.
Ohhh! E pamundur! Do luajmë prapë,edhe një lojë.-tha Kian dhe ktheu kokën nga Nevio I cili ia plasi me të madhe së qeshurit.
Po ju?-I pyeti Asterlayna dhe ai hoqi dorën e Nevio prej shpatulle dhe shkoi drejt saj.
Kemi disa minuta që erdhëm stella mea.-I tha Elion duke iu afruar dhe u përkul para saj pasi si ajo dhe Kian ishin ulur në tapet,ndërsa ajo ishte mbështetur në divan.
Këtë radhë do luaj dhe unë!-dëgjuan zërin plot entuziazëm të Nevio I cili u ul përballë tyre.
Eja,eja!-tha Kian me zë të ulët-Ju mbaruat punë?-I pyeti serioz tashmë.
Po,mesazhi u dërgua me sukses.-iu përgjigj Elion.
Çfarë mesazhi?-e pyeti Asterlayna dhe ai mori dorën e saj delikate mes duarve të tij dhe I la një puthje të butë sikur të kishte frikë se e lëndonte. Vështroi damarët e saj të dukshëm dhe hijen e kockave dhe në zemër iu duk sikur disa gjilpëra të vogla iu ngulën duke I shkaktuar dhimbje.
Asgjë stella mea. Asgjë që ti duhet të shqetësohesh.-I tha dhe u afrua duke I lënë një puthje në kokë-Rregullo letrat Kian.-urdhëroi Elion duke u ulur plotësisht në tapet dhe me delikatesë mori në prehërin e tij Asterlayna e cila u habit prej atij veprimi,por nuk zgjati shumë pasi u mbështet tek ai plotësisht dhe ai e rrethoi atë me krahët e tij dhe duart e tij I vendosi tek barku dhe kofsha e saj.
Do luash edhe ti?-e pyeti Kian dhe ai ngriti vetullat lartë në mënyrë mohimi.
Jo,thjesht do të shoh.-tha dhe Kian filloi të ndante letrat.
Bastet.-tha Nevio dhe Kian shfryu.
Kam humbur deri tani 50K. Vari k**in çelësat e apartamentit në Kanada.-tha dhe I nxori prej xhepi dhe I la mbi tapet.
Mos shaj.-urdhëroi egër Elion dhe Kian rrotulloi sytë.
Harruam kemi fëmijë këtu.-tha Kian dhe Elion ndieu Asterlayna të lëvizte lehtëshëm dhe pasi kapi një jastëk ia përplasi në kokë Kian.
Fëmijë je vetë. Ose nqs unë jam fëmijë si e ke lejuar një fëmijë të të mund më shumë se dhjetë herë!?-e provokoi dhe Kian picëroi sytë.
Nisni lojën!-tha duke kërcitur qafën.
10K në lojë.-tha Nevio dhe të dy panë nga Asterlayna.
Çfarë ke vendosur në bast deri tani?-I përshpëriti në vesh Elion dhe ndieu trupin e saj të dridhej nga e qeshura e qetë.
Paratë e tua,por me thënë të drejtën I kam dyfishuar dhe jo humbur.-I tha dhe Elion qeshi.
Çelësat e makinës sime.-tha Elion duke I hedhur në tapet dhe sytë e Nevio e Kian ndriçuan-Makina ime preferuar stella mea,e dua akoma.-përshpëriti afër veshit të saj dhe ajo anoi kokën më afër buzëve të tij dhe kokës së tij duke ndierë frymëmarrjen e tij,e më pas një puthje të butë pas veshit.
Fillojmë.-tha Kian dhe Nevio filloi të shpërndante letrat.
Vështroi letrat e saj dhe vetëmbajti veten për të mos lëshuar një buzëqeshje fitimtare. Shihte sesi ajo ishte shumë e qetë dhe e përqendruar ndërsa shikonte letrat e saj dhe shtrëngoi lehtë në bel dhe ajo lëvizi lehtë belin në mënyrë kuptuese.
Filluan lojën dhe si Kian dhe Nevio vazhdonin të vendosnin baste dhe sa vinte e më shumë frustroheshin ndërsa Asterlayna vazhdonte të ruante qetësinë e saj,dhe analizonte çdo veprim të tyre me vëmendie e vetë qëndronte tepër serioze.
Dreq...-tha nëpër zë sa vetëm ajo dhe ai ta dëgjonte kur pa letrat që hodhi Nevio plot krenari dhe ai e shtrëngoi lehtë dhe I përshpëriti diçka në vesh.
Zgjati dorën për të hapur letrat e saj dyshe të cilat ishin të mbuluara duke I parë dhe I la një ledhatim të lehtë tek barku.
Dora e fundit....-tha Kian me buzëqeshje djallëzore dhe Elion I dha një shikim neutral.
Kuptoi se edhe pse ai ishte duke humbur e kishte më mirë që të fitonte Nevio dhe jo ajo,duke I thyer besimin.
Bëri një nënqeshje fantazmë dhe vazhdoi të mbante vëmendjen tek Asterlayna.
Të gjithë hodhën letrat dhe Nevio qeshi me të madhe dhe zgjati duart për të marr bastet që ishin në fushë,por shikimi Asterlayna dhe buzëqeshja e saj e bëri që të ndalonte.
Mori letrat dyshe që kishte përmbys dhe I hodhi mbi letrat e tjera duke lënë pa fjalë djemtë të cilët hapën sytë aq sa mund të thoje se sytë do ti dilnin jashtë kafkës.
JO!-bërtiti Kian teksa Asterlayna qeshte e bashkë me të nevio.
Po marr çelësat e apartamentit,çelësat e motorit,paratë,gjithashtu mirëpres dhe paratë që nuk I kishit me vete por I vendosët në bast. Nevio kartën e bankës prej floriri të lutem dhe çelësat e makinës së Elion qëndrojnë me të,tjerat rrinë me mua.-tha plot provokim duke I dhënë Elion çelësat I cili I la një puthje në faqe.
Urdhëro!-I tha me inat Nevio I cili nxori kartën bankare prej portofolit dhe ia dha asaj.
Unë ika në klub!-tha Kian duke u çuar dhe iku me nxitim.
Po vi me ty!-I tha nevio dhe iku plot acarim.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now