🐉

385 43 23
                                    

𝐀𝐬𝐧𝐣𝐞𝐡𝐞𝐫𝐞 𝐦𝐨𝐬 𝐢 𝐠𝐞𝐧𝐣𝐞𝐧𝐢 𝐚𝐭𝐚 𝐬𝐲 𝐪𝐞 𝐣𝐮 𝐬𝐡𝐢𝐤𝐨𝐣𝐧𝐞 𝐦𝐞 𝐝𝐚𝐬𝐡𝐮𝐫𝐢.

~~~~~

Edhe pse trupi im qëndronte këtu jashtë përballë armikut dhe rojeve të tij ,mendja ime rrinte tek ajo femër që tani ndodhej në dhomën time dhe po më shihte prej dritares. Vështrova me cepë të syrit nqs ajo ndodhej akoma aty,dhe ajo vazhdonte të ishte aty. Mora frymë thellë dhe e ktheva gjithë vëmendjen e plotë tek armiku im.
Çfarë kërkon në shtëpinë time!?-fola egër dhe serioz dhe Tomas qeshi plot ligësi.
Dua vajzën time Elion Morelli!-tha serioz dhe me zërin e fortë.
Vajzën tënde?-e pyeta me ironi dhe pashë që Eduardi bëri një hap para e të gjithë rojet e mi ngritën armët kundrejt tij,por ai ngriti duart në ajër sikur të ishte I dorëzuar.
Elion ajo është mbesa ime. Dua vetëm ta takoj. Të flas me të,nqs ka ardhur me dëshirë apo jo.-tha serioz dhe unë ngrita njërën vetull.
Mendon se do të mbaja një fëmijë me zor në shtëpinë time pa pikë lidhje?-e pyeta serioz dhe Tomas shau fortë.
Një fëmijë të cilin e le shtatzënë!!-bërtiti dhe unë rrudha fytyrën-Sa vjeç je Elion?? Sa vjeç është ajo??-foli I revoltuar dhe një lëmsh pendese mu mblodh në zemër.
Sikur ta ktheja kohën pas....

Me të vërtet e dëshiron këtë???

Më pyeti zëri I thellë në kokën time ,dhe me një mallkim e shtyva prapë thellë në errësirë duke mos e dëgjuar më.
Si fillim nuk e kisha idenë se sa vjeçe ishte kur kryeva marrëdhënien me të ,dhe së dyti çfarë të bëjmë. Kohën nuk mund ta kthejmë dot pas.-ngrita supet duke folur me provokim dhe Tomas filloi të vinte drejt meje me pistoletën drejtuar nga unë.
Ndalo!-I tha Eduardi duke e kapur për dore.
Dua vajzën TIME!!-bërtiti akoma më fortë dhe unë rrotullova sytë I bezdisur.
E di e di e mora vesh. Por si I bëhet që ajo sdo të vij tek ti?-I thashë egër dhe shokimi mbushi sytë e tij por që e mbuloi shpejt.
Elion dua vetëm të flas me mbesën time.-më tha Eduardi serioz dhe vura re që në sytë e tij kishte një shqetësim të sinqertë,në krahasim me të babait të saj.
Kian shko dhe sille këtu.-urdhërova dhe ai tundi kokën.
Faleminderit.-tha Eduard qetë duke bërë një hap pas dhe unë e pashë indiferent.
Jo...-dëgjova zërin e saj të dobët dhe një dridhje në trup më kaloi në gjithë shpinën. Ktheva kokën dhe pashë që ajo po refuzonte të vinte ,dhe shtrëngimi I Kian ishte I fortë në krahun e saj. Shtrëngova fortë nofullën dhe pashë me inat Kian I cili sapo më pa ,e lëshoi dhe ajo erdhi menjëherë afër meje.
E vështrova në sy dhe pashë që sytë e saj ndriçonin nga shtresa e lotëve ,dhe lexohej qartë lutja që mos ta lija të shkonte.
Eduardi do thjesht të flas me ty,askush nuk do të të marr që këtu po lejen tënde.-I thashë serioz,por notat e butësisë në zërin tim bënë që jo vetëm Asterlayna por edhe unë të habitesha me veten time.
U riktheva drejt armiqve të mi,dhe ajo doli anash meje dhe një hap para.
Pëllumbesh...-zëri I merakosur I Eduardit ishte diçka që nuk e prisja kurrë. Ktheva kokën për të parë atë dhe vura re që buza po I dridhej dhe lotët po I shkonin poshtë mjekrës.
Jam mirë....-tha me zërin e dridhur.
Përse po qan atëherë?-e pyeti ai dhe ajo mblodhi hundët.
Hormonet.-ironia në zërin e saj ishte e qartë dhe gati sa nuk qesha me të madhe prej përgjigjesë së saj.
Lëviz para dhe do të flasim në shtëpi.-foli Tomas dhe ajo u gëlltit fortë.
Jo!-tha e vendosur dhe Tomas bëri disa hapa para.
Mos të flas më Asterlayna!!-kërcënoi dhe trupi I saj imcak u drodh aq dukshëm saqë të gjithë e vunë re.
Përndryshe?-ktheva kokën nga vëllai im I cili mbante një shprehi të mërzitur në fytyrë-E di cilët janë njerëzit që duhet të kemi më shumë kujdes në shtëpi? Shërbëtorët,dhe me thënë të drejtën në shtëpinë tuaj ka shumë shërbëtorë të cilët flasin si zogj nqs I ngacmon pak folenë.-tha Nevio tashmë duke marr një posturë serioze dhe bëri një hap para.
Çfarë do të thuash?-e pyeti Tomas me dhëmbët që I skërmiste bashkë me njëra tjetrën.
Kërcënove vajzën tënde,të pyeta përndryshe? Por nuk më ktheve përgjigje ,ndaj po I përgjigjem unë vetë pyetjes sime. Ke ndërmend ta lësh pa bukë? Ke ndërmend ta rrahësh me rrip derisa ti bjerë të fikët? Ke ndërmend ta mbyllësh në dhomë që të të bindet e të të tregoj se kush është babai fëmijës? Apo do vazhdosh t'ia kontrollosh ushqimin që ha ,duke ia dhënë me racione si të ishte një kafshë? Dhe sa e sa të tjera që shërbëtorët e tu dinin,por që nuk janë gjëra për tu thënë apo jo Tomas?-zëri I tij ishte aq I ftohtë dhe indiferent saqë nqs sdo të dije temën e bisedës mund të mendoje se ai po fliste se çfarë buke të blinte për të ngrënë. Ama fjalët që sapo tha,fjalët që sapo tha më shokuan dhe më lanë pa fjalë. Vështrova Asterlaynën e cila kishte kthyer kokën nga Nevio dhe po e shihte sikur ai të kishte rritur një kokë të tretë.
Ti kurvë! Ju paske treguar çdo gjë!!-bërtiti dhe vrapoi drejt saj e cila menjëherë kaloi pas meje për mbrojtje pa kuptuar se para se të vinte tek ne atij do ti duhej të kalonte rojet e mi,të cilët e kapën për krahu dhe e mbanin fort.
Mesa duket nuk e kuptove se çfarë thashë! Çdo gjë e mora vesh nga shërbëtoret,dhe jo prej saj,që pa e kuptuar arsyen përsëri nuk foli për të të mbrojtur ty,ose mbase nga frika tani që po e shoh.-tha Nevio duke iu afruar si një gjarpër-Gjithashtu bëj kujdes si flet me të,sepse je duke harruar diçka. Brenda në barkun e saj ndodhet fëmija I vëllait tim. Një princ apo princeshë e ardhshme e perandorisë Morelli. Mos të flasim për faktin që mbase në një të ardhme ajo do të jetë Zonja Morelli,nqs ajo dëshiron. Prandaj kujdes,përndryshe asnjëri prej nesh nuk është I mëshirshëm nqs dikush na prek në familje.-përfundoi tepër kërcënues dhe më pas na u afrua neve.
Pëllumbesh,je e sigurtë që dëshiron të rrish këtu?-zëri I Eduardit ishte I thyer,I ngjirur.
Po. Jam në vendin e duhur gjysh,jam aty ku duhet të jem. Me babain e fëmijës sim.-tha serioze dhe e vendosur dhe një grimcë krenarie.
Me të vërtet mendon se nuk do të isha kujdesur për ty dhe fëmijën tënd nqs do të jetoje me ne?-e pyeti ai tashmë I dorëzuar.
Nuk dyshoj tek dashuria jote gjysh ,por tek e tij.-bëri me shenjë nga Tomas I cili e pa me inat-Të paktën këtu e di që fëmija im do të rritet ashtu siç e meriton.-tha dhe Eduardi tundi kokën.
Për çdo gjë që do të kesh nevojë,do të jem një telefonatë larg.-tha dhe pasi bëri disa hapa pas ,ktheu kurrizin duke hipur në makinë dhe priti sa rojet e mi futën me zor brenda Tomas në makinë. Pasi tre makinat u ndezën u larguan duke lënë pas vetëm pluhurin e gomave.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now