🐉

435 49 27
                                    

Infermierët,doktorët po vraponin nëpër dhomë teksa unë po qëndroja si të isha një gurë në mes të asaj dhome.
E qara e djalit tonë sa vinte dhe bëhej më e madhe dhe çdo gjë po bëhej mbytëse.
Ajo... ajo ndodhej në atë shtrat e pajetë teksa doktorët po bënin të pamundurën për ta rikthyer në jetë.
Elion!-ktheva kokën për të parë Rajla e cila qëndronte afër fëmijës sim,fëmijës së saj...Reino jonë...
MBLIDH VETEN!-bërtiti fortë një dridhje më kaloi nëpër trup. Vështrova sesi ajo mori fëmijën në krahë dhe ia dha njërës prej infermiereve e cila doli jashtë sallës menjëherë.
Rajla nuk kemi se çfarë bëjmë më!-foli pa shpresa doktori teksa lëshoi mbi tavolinë pllakat e elektroshokut. Iu afrova rrezikshëm dhe ai bëri një hap pas.
Çfarë the ti!?-pyeta me një zë të errët dhe të ftohtë doktorin I cili ngriu në vend.
Ora e vdek...-fjalët I ngelën në gjysmë kur një plumb përshkoi kokën e tij në mes të syve. E pashë teksa ra në tokë para këmbëve të mija dhe u ktheva nga të tjerët të cilët filluan të bërtisnin dhe Rajla bëri një hap pas pasi gjaku u spërkat në fytyrën e saj.
Kush dreqin je ti?? Do të të padisë në gjykatë! Meriton të jesh në burg! Nqs e do kaq shumë eja dhe bëj punën tonë!-shteëngova nofullën fortë dhe qesha me inat me fjalët e atij doktori të pamend që mesa duket nuk e sheh qartë rrezikun që ka përballë.
Elion Morelli.-thashë prerë duke u drejtuar pistoletën dhe një gjuajtje tjetër u dëgjua dhe doktori që foli ra në tokë I vdekur me një plumb në ballë.
Më dëgjoni mirë të gjithë këtu! E shihni atë derën aty? Askush nuk del prej saj pa dëgjuar rrahjet e saj të zemrës në atë monitor! Qartë!?-bërtita fortë dhe Rajla tundi kokën dhe fshiu lotët e përzierë me gjakun në fytyrë.
Nuk e di çfarë dreqin pa tek ti kjo vajzë!-mërmëriti por nuk I fola asgjë më shumë përveç se I hodha një shikim plot inat. Kjo vajzë po e mbush kupën.
Kërcita qafën dhe iu afrova trupit të saj që vazhdonte të qëndronte lidhur me makineritë.
Ku e çoi djalin?-e pyeta serioz dhe ajo filloi të përgatiste disa shiringa.
Të kryej proceset e nevojshme!-mu përgjigj prerë dhe njërën prej shiringa ia nguli afër zemrës kurse tjetrën në sorumin që lidhej me krahun e saj.
E di që nuk beson në Zot Elion,por tani duhet të lutesh me gjithë shpirt,sepse vetëm një mrekulli mund ta kthej pas,qoftë edhe për pak.-Më tha me zërin e dridhur dhe vendosi elektroshokët në punë.
Nuk besoj në Zot,e vërtet. Ama kur vjen puna tek Asterlayna besoj tek çdo gjë sepse I jam lutur Zotit çdo natë që mos ta marr pranë vetes. Ka ëngjëj boll atje lartë,duhet të ma lërë pranë ëngjëllin tim. Kam më shumë nevojë për të se ai. E di jam egoist dhe ajo nuk e meriton një si unë,meriton më mirë por çfarë kuptimi ka jeta ime nqs ajo nuk është më pranë meje? Pranë nesh?
Dreqi ta haj!! Do të isha si një peshkatar I humbur në oqean nën një qiell pa asnjë yll dhe në momentin që sheh yllin e tij të ndriçojë fortë duke I treguar rrugën mbushet me shpresë.
Ajo duhet të kthehet tek unë. Ai atje lart duhet ta lërë pranë meje.
Iu afrova afër dhe u përkula pranë saj teksa Rajla kishte hipur sipër saj tashmë,duke I hedhur në tokë pllakat e e elektroshokut dhe duke I bërë masazh zemre.
Të dua stella mea,të lutem ktheu...kam nevojë për ty. Reino jonë ka nevojë për ty!-përshpërita afër veshit të saj dhe I lashë një puthje në faqen e saj,që nuk mbante më atë ngjyrën rozë të lehtë dhe të bukur,por ishte e zbehtë. E zbehtë si një e...
Tunda kokën fortë dhe I shtrëngova dorën.
Hajde Layna! Vetëm një shenjë,vetëm një shenjë!-foli Rajla dhe unë mbështeta kokën pranë saj.
Rajla nqs vazhdon më shumë do ti thyesh kafazin e brinjëve prej forcës.-dëgjova zërin e dikujt nëpër dhomë dhe nuk kaloi shumë kur krevati ndaloi së tunduri.
Kërcita dhëmbët fortë në mos pranim,e ngrita kokën për të parë Rajla që zbriti prej saj me kujdes dhe po merrte frymë thellë dhe po më shihte me sytë plot me lot.
Jo!-I fola përsëri dhe ajo tundi kokën.
Jo! Jo! JO!-nxora pistoletën duke ia drejtuar Rajla e cila filloi ti lëshonte lotët si ujëvar. Duart filluan të më dridheshin dhe pistoleta më ra në tokë e bashkë me të dhe unë ku gjunjët mu prenë dhe fuqia shteroi.
Jo...-thashë përsëri dhe mora frymë thellë. Shpirti po më plaste dhe lotët refuzonin të dilnin edhe pse sytë po më digjeshin si ti kisha futur në zjarr.
Zemra ime ndaloi bashkë me të sajën e një mpirje pushtoi gjithë trupin. Veshët filluan të oshëtinin dhe përveç gjakut tim që qarkullonte nuk mund të dëgjoja asgjë tjetër. Çdo zhurmë ishte e turbulltë dhe mjegull. Çdo gjë ishte e zezë. Çdo gjë ishte pa ndjenjë.
Jo Asterlayna jo është akoma shpejt për ty!-zëri erdhi njohur në veshin tim ama truri nuk po arrinte ta ndante dot se kujt I përkiste-Nuk do të humbas përsëri vëllain tim. Akoma jo!-përsëri I njëjti zë që u duk akoma më I afërt tani.
Çfarë bënë!?!?-zëra të tjerë mbushën dhomën dhe një kaos zhurme filloi ama unë nuk isha aty.
Trupi im ndodhej pranë saj fizikisht,e shpirti me zemrën time pranë saj atje në qiell.
Mbështeta kokën pas dhe mbylla sytë paqësisht teksa përveç trupit tim edhe truri filloi të mpihej dhe mos të mendonte asgjë tjetër.
Asgjë tjetër përveç saj.
Përveç fytyrës së saj.
Syve të saj.
Buzëqeshjes së saj.
Flokëve të saj të gjatë dhe të zinjë.
Aromës së saj.
Zërit të saj...
Çdo gjë të asaj dhe asgjë tjetër përveç saj...

Një ëndërr e vërtet Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang