🪽

575 45 6
                                    

Ishte ulur në kuzhinë dhe përpara kishte një tasë të madh me fruta të grira,të cilave ju kishte hedhur mjaltë, shllak dhe nutella të shkrirë.
Po hante gjithë qejf dhe përtesë teksa shihte në Ipad video në tiktok dhe qeshte me videot humoristike që I dilnin.
Shiko kush qenka në kuzhinë.-ktheu kokën nga zëri dhe pa që Nevio po hynte në kuzhinë duke buzëqeshur.
Hey.-I tha Asterlayna dhe ktheu mendjen përsëri nga Ipad.
Hey fragola,si je?-ngriti njërën vetull kur dëgjoi fjalën që ai I tha italisht.
Unë mirë jam por çfarë dmth ajo fjala që the?-e pyeti Asterlayna duke lënë gjithë vëmendjen tek Nevio tani dhe fiku Ipad.
Më bëhet qejfi që je mirë fragola.-I tha Nevio dhe ajo vazhdoi të mos fliste duke pritur që ai ti kthente përgjigje për pyetjen që I tha.
Çfarë dmth fragola Nevio!?-e pyeti serioze tani dhe la pirunin në tasin e frutave,e vendosi duart mbi tavolinën e  mbështeti fytyrën tek duart e saj.
Diçka e bukur,e mirë,e shijshme mbi të gjitha.-I tha Nevio duke qeshur dhe Asterlayna u skuq në fytyrë e akoma  shumë kur pa që ai hoqi xhaketën e zezë,dhe ngriti mëngët e këmishës.
Më I qartë Nevio.-I tha Asterlayna dhe ai buzëqeshi.
A ka fruta?-e pyeti duke u çuar dhe ajo rrudhi fytyrën.
Urdhëro?-e pyeti konfuze dhe ai iu afrua afër.
Dëshiron të më ndihmosh të gatuaj pancake me fruta?-I tha Nevio qetësisht dhe Asterlayna  do të fliste por ndaloi.
Hapi përsëri gojën për të folur por nepsi dhe stomaku që bëri zhurmë e ndaloi përsëri të fliste.
Do të ma thuash pastaj se çfarë do të thotë?-e pyeti Asterlayna dhe ai tundi kokën dhe nxori gishtin e vogël.
Pinky promise!-I tha Nevio dhe ajo picëroi sytë dhe kapi gishtin e vogël së saj me të tijin.
Pinky promise.-tha ajo dhe u çua prej karriges me kujdes dhe u afrua afër kuzhinës së bashku me Nevio.
Çfarë frutash do?-e pyeti Asterlayna duke marr tasin e saj në dorë dhe duke ngrënë.
Çfarë frutash ke në tasë?-e pyeti Nevio dhe Asterlayna uli kokën për të parë tasin e saj.
Banane,ananas,luleshtrydhe,lychee, yangmei,mollë,mhmm...prit se kam akoma....-tha dhe filloi ti shihte frutat e prera me radhë.
E kuptova shumë fruta.-tha mes të qeshurash Nevio dhe ajo I nxori gjuhën-Po marr bananet dhe luleshtrydhet. Po lychee a ka më?-e pyeti teksa shkoi tek rafti frutave dhe mori luleshtrydhet dhe bananet.
Po ka ndodhen në frigoriferë.-tha Asterlayna dhe shkoi tek frigoriferi dhe nxori frutat dhe I la mbi banak.
Nqs mundesh priti rrathë rrathë frutat dhe lëri në një pjatë të madhe.-I tha Nevio dhe Asterlayna u kollit dhe mori tasin me fruta e filloi të hante.
Mendoj se Kendall Jenner ka shoqe.-foli me gojën plot dhe Nevio ngriti njërën vetull.
Kush është kjo dhe çfarë lidhje kanë?-e pyeti konfuz dhe Asterlayna puliti sytë disa herë dhe bëri zhurmë duke përplasur gjuhën disa herë në qiellzën e saj.
Është modele dhe së dyti ajo nuk di të pres një kastravec,me pak fjalë s'di të pres. Të menaxhoj një thikë e ku di unë si mund ti thuash ndryshe.-shpjegoi dhe ai tundi kokën.
Atëherë ku qëndron ndihma jote nqs nuk bënë asgjë?-e pyeti me humor Nevio dhe ajo rrotulloi sytë.
Shohim gjatë procesit.-tha dhe vazhdoi të hante.
Ah fragola ah...-tha dhe mori gjërat e filloi të përgatiste brumin e pancake.
Pasi la gati brumin e pancake mori frutat të cilat I lau,e më pas ti priste rrathë rrathë.
Po qëndronte duke ngrënë frutat e saj dhe shihte Nevio që po gatuante me aq mjeshtëri dhe që e bënte të dukej aq e lehtë.
Më mbaruan frutat...-u ankua dhe menjëherë buzëqeshi djallëzisht.
As mos e mendo fragola ,mos e mendo!-I tha Nevio kur pa shikimin e saj dhe menjëherë nxitoi të hiqte pjatën e madhe me fruta kur pa që ajo po e shihte.
Po pak fare!-tha si një fëmijë dhe menjëherë kapi pjatën në duar të cilën Nevio ia mori menjëherë.
O Nevio!-bërtiti dhe ai lëvizi gishtin tregues në formë mohuese-O I pa shpirt pak fare....-sytë e saj si të një fëmije,si ato kotelet e vogla kur duan diçka,I shkëlqenin, e buzët e varura ishin diçka që e bënte sa herë kur donte diçka por fakti që Nevio as që po ndikohej prej saj e inatoste më tepër.
Moj vajzë janë për pancake,ti I hëngre të tuat!-I tha Nevio dhe ajo e pa akoma më shumë me një shikim lutës-Mirë mirë...-tha I dorëzuar dhe I hodhi disa fruta në pjatë.
Hehehehe....-tha si një personazh I ligë kukullash dhe Nevio qeshi-Po me të tjerat çfarë do bësh?-e pyeti duke ngrënë dhe ai picëroi sytë.
Do ti gatuaj dhe jo fragola ,nuk janë për të ngrënë. Dmth do hahen por më vonë.-I tha dhe I hodhi tek brumi pancake duke I përzierë bashkë por me kujdes pa prishur formën e frutave,e më pas nxori një nga një frutat e prera duke I lënë direkt mbi tiganin e nxehur që të piqeshin.
Hiii sa aromë të mirë. Duan shumë të bëhen se më hahen?-pyeti si fëmijë dhe tasin e frutave e la mbi tavolinë duke e harruar fare.
Disa minuta dhe janë gati.-I tha Nevio duke I kthyer në anën tjetër e pasi I la dhe disa minuta hoqi tiganin prej zjarrit dhe afroi afër pjatës duke I hedhur aty pancake e vogla.
Nuk iu durua disa minuta që të ftoheshin pak por menjëherë zgjati duart duke marr disa pancake të vogla dhe I hëngri.
U dogja...-tha nëpër dhëmb duke marr ajër të ftohtë me gojë dhe Nevio qeshi.
Kujdes fragola.-I tha Nevio dhe I zgjati nutella,mjaltin dhe shurupin e luleshtrydhes.
Janë shumë të mira Nevio,të lëmshin duart.-I tha duke ngrënë dhe ai I buzëqeshi.
Të bëftë mirë fragola.-i tha qetësisht dhe mori një pancake të vogël dhe e hëngri. Ktheu përsëri vëmendjen tek bërja e pancake duke lënë Asterlayna që të hante ato që ai I la në pjatë.
Ke dhe shumë?-e pyeti Asterlayna e cila vazhdonte të hante teksa shihte Nevio.
Të fundit.-I tha ai dhe fiku gazin,vendosi në pjatë pancake e fundit-Ma sill pak fare gotën që lashë aty sipër me qumësht.-I tha dhe Asterlayna shkoi dhe e mori.
Urdhëro.-I tha Asterlayna dhe Nevio u kthye drejt saj pa parë që ajo I kishte zgjatur dorën e duke bërë që të përplasej  me dorën e saj e qumështi ti derdhej mbi këmishë.
Më fal!-bërtiti e trembur Asterlayna menjëherë dhe ai ngriti kokën për ta parë akoma më I trembur se pse ajo bërtiti.
Nuk ka gjë,nuk ka gjë! Ja shiko nuk kam asgjë.-I tha dhe zbërtheu këmishën e e hoqi.
Të betohem më fal...-tha përsëri Asterlayna dhe Nevio rrudhi vetullat.
Fragola ej më shih mua në sy,nuk ka asgjë.-I vendosi duart tek supet dhe I ngriti kokën duke e parë në sy.
Mori frymë thellë dhe ngriti sytë duke e parë në sy ,e faqet I morën një skuqje të lehtë nga afërsia e trupit të tij dhe pasi pa që ai ndodhej pa këmishë,përballë saj.
Më fal,emocione dhe pak frikë...-përshpëriti dhe ai I buzëqeshi lehtë.
Po nuk ka gjë fragola se nuk ndodhi gjë. Mos e vri mendjen por eja hamë.-I tha dhe mori pjatën me pancake dhe Asterlayna rrudhi vetullat.
Mos I merr të gjitha!-bërtiti duke e ndjekur nga pas dhe ai qeshi fortë.
Pse vetëm ti do hash?-e pyeti duke qeshur dhe ndaloi në vend duke bërë që ajo të përplasej me të,e barku rrumbullak të ngjeshej pas trupit të tij.
Vendosi dorën e lirë të tijën tek beli saj për ti mbajtur balancën dhe pas disa sekondash qetësi të dy ia plasën së qeshurit. Afroi pjatën afër saj dhe ajo mori një pancake dhe e hëngri,gjithashtu duke I dhënë edhe Nevio një.
Një kollitje e fortë u dëgjua dhe të dy kthyen kokën drejt hyrjes duke ngelur pa fjalë teksa panë Elion që qëndronte serioz,me vetullat e rrudhura që tregonin nerva dhe inat.
Vështroi sesi sytë e tij po zhbironin trupat e atyre të dyve,e sidomos belin e saj ku dora e Nevio ndodhej.
Çfarë dreqin po ndodh këtu?-foli me inat me dhëmbët shtrënguar dhe zëri I tij I nxori të dy prej momentit dhe të dy u shkëputën prej njëri tjetrit por nuk u distancuan shumë prej njëri tjetrit.
Asgjë thjesht bëmë pancake dhe po argëtoheshim.-u përgjigj Nevio tepër serioz duke habitur Asterlayna për ndryshimin e tij të humorit.
Por duke përfituar nga ky fakt zgjati dorën dhe I mori pjatën atij dhe ai ktheu kokën për ta parë dhe buzëqeshi lehtë.
Janë të mira.-u shfajsua dhe u ul në tavolinë e filloi të hante.
Dua shpjegim.-u gëlltit fortë kur dëgjoi zërin e tij serioz dhe të egër por vazhdoi të hante qetë edhe pse disa të dridhura I kishin filluar nëpër trup.
Çfarë shpjegimi Elion? Erdha për të të takuar ty,nuk ishe,erdha kuzhinë,pashë piccola fragola ,dhe vendosëm të gatuanim diçka. E tani po argëtoheshim.-foli serioz dhe Elion ngriti njërën vetull.
Piccola fragola? Che diavolo stai dicendo!?(Luleshtrydhe e vogël? Çfarë dreqin po thua!?)-bërtiti fortë dhe Nevio rrotulloi sytë.
Smettila di urlare come un idiota. Lo spaventa.(Mjaft bërtite si një debil. Po e tremb atë.)-dëgjoi zërin e Nevio dhe më pas ndieu sytë e tij mbi të.
Perché sei a torso nudo e cos'è quella cosa bianca sui tuoi pantaloni neri!?(Përse je pa këmishë dhe çfarë është ajo gjë e bardhë mbi pantallonat e tua të zeza!?)-zëri I tij ishte akoma më I egër dhe përçoi të dridhura më shumë në trupin e saj.
Ngriti kokën për të parë të dy,dhe vuri re që në fytyrën e Nevio luhej një shikim ngacmues ndërsa për Elion ishte e pamundur të mos shihje inatin dhe nervin që dallohej në damarin e tij që I kishte dal në ballë.
Cosa bianca nei pantaloni!? Ah stai parlando del liquido bianco che mi è caduto addosso? Non è niente.(Gjë e bardhë tek pantallonat e mija!? Ah po flet për lëngun e bardhë që u derdh tek unë? Nuk është asgjë.)-nuk kuptoi asgjë nga fjalët që ai tha italisht ama ironinë dhe provokimin në zërin e tij e dalloi shumë mirë.
Tu, sporco bastardo!(Ti shkërdhatë e ndyrë!)-pa sesi Elion iu afrua me nxitim e plot nerva Nevio dhe menjëherë zbriti nga karrigia dhe u fut mes tyre dhe vendosi duart e saj në kraharorin e tij.
Elion asgjë nuk ndodhi,asgjë. Gatuam bashkë,biseduam,hëngrëm dhe kaq. Nuk ka asgjë!-I tha me zërin e ulët që ai të mund ta dëgjonte-Elion...-I vendosi dorën në faqe dhe ai uli kokën duke e parë në sy.
Largohu nga shtëpia ime! Do të flasim më vonë bashkë.-nuk shkëputi asnjë moment shikimin me të dhe ndieu Nevio të lëvizte pas saj.
El....-buzët e tij e ndërprenë fjalën e saj në mes duke lënë të shokuar Asterlayna e cila pasi mblodhi veten I ktheu puthjen mbrapsht.
Çfarë ndodhi?-e pyeti pasi u shkëput dhe ndieu duart e tij pas në belin e saj dhe ai e afroi më afër tij,e futi kokën tek flokët e saj.
Ta thashë Elion...-I tha Asterlayna me zërin e ulët me frikën se do të prishte këtë moment.
Përse ishit në atë gjendje stella mea,nuk po më plas për gatimin tuaj.-I tha duke e shtrënguar pak më afër vetes.
Ah...-qeshi lehtë dhe Elion ngriti kokën duke parë reagimin e saj-Kërkoi një gotë me qumësht Elion,ia dhashë por u pengua dhe gota I ra dhe u bë pis. Prandaj hoqi këmishën. Sa për përqafimin tonë,Zot se më qeshet! Mori pjatën me pancake të gjithën për vete,unë e ndoqa nga pas dhe kur u kthye direkt unë u përplasa me të,e që mos të rrëzohesha më mbajti. Ja kaq.-shpjegoi ajo duke qeshur herë pas here dhe ndieu kraharorin e tij të ngrihej e të ulej thellë.
Kaq...-psherëtiu Elion dhe ajo tundi kokën-Përse u trembe?-e pyeti ai duke bërë pak distancë por nuk e shkëputi nga trupi,madje futi duart e tij poshtë vitheve të saj duke e ngritur në ajër dhe e uli mbi tavolinë.
U kollitë lehtë dhe u skuq prej këtij veprimi.
Nuk më vjen turp ta pranoj që është një traumë e imja.-ngriti supet dhe u drodh lehtë kur kujtoi ngjarjet në shtëpi.
Nuk doja të të trembja stella mea,më fal.-I tha Elion qetësisht duke I lënë një puthje në faqe.
Qetësia pushtoi në kuzhinë dhe të dy po shihnin njëri tjetrin në sy pa e shkëputur aspak kontaktin.
Çfarë do të thotë fragola? Nuk mendoj se më ka sharë,sepse më tha që ishte diçka e mirë dhe e shijshme.-tha qetë dhe vuri re sesi Elion hungëriu fortë dhe kërciti qafën.
Fragola do të thotë luleshtrydhe stella mea.-buzëqeshi vesh më vesh kur dëgjoi atë që Elion I tha.
Luleshtrydhet janë një ndër frutat e mija të preferuara.-tha ajo ëmbëlsisht dhe ai kërciti qafën prapë.
Stella mea nqs nuk dëshiron që të shkoj dhe ti thyej disa brinjë të lutem lëre me aq.-I tha qetësisht dhe ajo bëri sikur I vendosi zinxhirin gojës.
Mua më hahet por më flihet Elion.-tha dhe ai qeshi-E di çfarë!?-tha duke përplasur duart fort.
Çfarë?-e pyeti duke afruar hundën e saj me të tijën e duke e ledhatuar lehtë.
Do I marr pancake në krevat dhe do I ha aty,derisa të më zërë gjumi.-qeshi me idenë e saj e bashkë me të edhe ai.
Merri në dorë.-mori në dorë pjatën dhe lëshoi një pasthirrmë të lehtë kur ndieu që ai e tërhoqi më afër vetes dhe u ngjesh më mirë afër saj duke bërë që të skuqej pasi ndieu ereksionin e tij-Këmbët rrethoi pas meje.-bëri atë që ai I tha dhe menjëherë e ngriti në ajër duke e marr në krahë ama me kujdes barkun e saj.
Vendosi njërën dorë në belin e saj dhe tjetrën tek vithet e saj duke e shtrënguar fort aty dhe filloi të ecte duke dal nga kuzhina.
Jam e rëndë.-tha Asterlayna duke shtrënguar dorën e lirë pas qafës së tij.
Ohh ky fiksimi juaj me peshën.-rrudhu vetullat dhe largoi kokën për ta parë në sy.
Fiksimi jonë? JONË!? SA FEMRA KE NGRITUR NË KRAHË ELION MORELLI!?-ɓërtiti dhe dëgjoi sesi ai mallkoi nën zë,hapi derën e dhomës dhe hyri brenda.
Asnjë për sa kohë kam qenë me tyre stella mea.-I tha duke e lënë lehtë mbi krevat.
Ah dmth para meje ke mbajtur plot!??!-ngriti zërin akoma më shumë dhe pa sesi ai mori frymë thellë.
Jo stella mea nuk kam mbajtur.-I tha dhe ajo rrudhi fytyrën dhe I nxori gjuhën. Ktheu kokën për të parë që ai e kishte çuar në dhomën e tij dhe shfryu.
U ngrit lart me kujdes dhe u fut poshtë batanijes,mori para pjatën me pancake,laptopin e tij dhe pasi e ndezi u fut në Netflix.
Ndieu krevatin të ulej poshtë dhe Elion afër vetes.
Çfarë filmi do shohësh?-e pyeti dhe ndieu që iu afrua më shumë.
Horror.-iu përgjigj shkurt Asterlayna dhe ai mbështeti kokën tek supi saj dhe vendosi dorën mbi barkun e saj,ku në atë moment bebi lëvizi.
Shtyje tutje laptopin.-I tha Elion dhe vështroi sesi ai filloi të futej poshtë batanijes dhe I ngriti bluzën e saj duke zbuluar barkun e rrumbullakosur,vendosi kokën në prehërin e saj dhe më pas filloi të linte puthje të një pas njëshme dhe ta ledhatonte lehtë.
Buzëqeshi nga gudulisja e lehtë e buzëve të tij në barkun e saj dhe vendosi dorën mbi barkun e saj,e hapi filmin për ta parë.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now