🐉

228 42 7
                                    

Kishin rrethuar ndërtesën e vjetër dhe me sniper dhe dylbi po shihnin brenda. U ngrit në këmbë dhe mori frymë thellë. Ndiente një ndjesi të keqe në kraharor dhe fakti që aty ishte tepër qetësi ia shtonte më shumë atë ndjesi.
Diçka nuk shkon....-tha serioz dhe Kian e pa.
As mua nuk po më pëlqen aspak atmosfera.-ia ktheu teksa uli dylbit poshtë dhe vështroi në sy.
Shkojmë para.-urdhëroi dhe Kian e pa me dyshim.
Mendoj të largohemi.-i tha por Elion tundi kokën.
Shkojmë dhe e heqim qafe.-u nisën drejt ndërtesës çdo gjë ndaloi kur arritën në gjysëm të rrugës.
Ndërtesa shpërtheu në flakë dhe të gjithë u hodhën pas prej forcës së madhe që shpërtheu.
DREQ!!!-bërtiti Kian dhe mbuloi kokën me duar për tu mbrojtur.
A jeni të gjithë mirë!?-I pyeti duke bërtitur Elion duke marr frymë thellë dhe fshiu pluhurin prej vetes.
Mirë,mirë ti?-ia ktheu Kian dhe ai tundi kokën-Elion!!-bërtiti fortë Kian duke u hedhur mbi të dhe rënkoi fortë prej dhimbjes.
Çfarë bënë idiot??-e ngriti duke e larguar nga vetja dhe pa që në shpatullën e tij të majtë ndodhej një shigjetë e ngulur dhe në krye të saj një letër e varur-Duro.-I tha dhe ia thyeu shigjetën në mes dhe rojet e ndihmuan Kian të hipte në makinë ndërsa ai mori letrën prej shigjetës së thyer.
E hapi duke e lexuar dhe zemra I ra në fund të këmbëve.

"Shpresoj ti kesh shijuar tre muajit e parë të jetës së djalit tënd dhe të fundit për ty."

Nxori telefonin prej xhepi dhe menjëherë telefonoi Nevio I cili nuk po I përgjigjej. Telefonoi dadon e Reino e cila as ajo nuk u përgjigj.
Hipi në njërën prej makinave dhe u nis me nxitim për në shtëpi.
Duhej ta dinte se ai ishte kurth. Nuk duhej të ishte larguar. Duhej ta dinte.
Përplasi fortë duart në timon dhe I dha gaz akoma më shumë.
Nuk priti që porta e madhe të hapej por ashtu me shpejtësi e përplasi duke bërë që ajo të binte në tokë.
Ndaloi dhe zbriti me vrap.
KU ËSHTË DJALI IM!?!?-bërtiti me të madhe si të ishte djalli vetë në të gjitha kuptimet dhe të gjithë dolën dhe iu rreshtuan para.
Në dhomë zotëri.-iu përgjigj njëra prej shërbëtoreve dhe ai qeshi plot djallëzi.
Nxori pistoletën dhe e goditi në lule të ballit.
Kjo sepse gënjeve.-tha dhe u ngjit për në dhomën e Reino.
Hyri brenda dhe iu afrua krevatit të tij dhe kur nuk e pa në vend ngriu. Trupi iu ftoh dhe zemra I ndaloi.
NEVIO!-bërtiti fortë dhe u kthye për të dal dhe tundi kokën fortë kur pa të vëllain të shtrirë në hyrje-JO dhe ti të lutem...-mërmëriti dhe u ul pranë tij dhe pasi e kontrolloi disa herë pa që ai ishte I pa dëmtuar dhe merrte frymë mirë.
E goditi me shpullë disa herë dhe Nevio hapi sytë me vështirësi.
Tom...To..Tomas.... dadoja e paguar...-tha me zërin e ngjirur dhe Elion e kapi fortë dhe I dha një përqafim të fortë.
Do shkoj të marr djalin. Mblidh veten!-I tha italisht dhe u nis për tek shtëpia e Tomas.

🐉
***

Vrau çdo roje që I doli para dhe hyri në vilë,e drejt e në sallon ku pa Eduard që qëndronte ulur me duart në kokë.
Dua djalin!-foli serioz dhe ai e pa.
Është zhdukur. Ka rrëmbyer Zeina,ka vratë Geneva dhe është zhdukur.
Me mbesën dhe stërnipin tim.-I tha Eduard me sytë e kuq prej lotëve dhe Elion mbylli sytë fortë.
Jo,jo,jo,jo! Një herë ajo,tani djalin tim! JO!!-bërtiti dhe filloi të përplaste çdo gjë që ndodhej në atë sallon.
Kam vendosur njerëz për ta ndjekur. Do ta gjejmë.-I tha Eduard duke marr frymë thellë.
Nuk më intereson nqs është djali jot apo djali I mbretit të Anglisë! Atë do ta vrasë unë në mënyrën më të keqe të mundshme. Nqs më del para as ti nuk llogaritesh. Sepse nuk ia fal vetes,pasi I kam bërë një premtim asaj! Një premtim të cilin e thyeva.-I tha serioz dhe Eduard mbylli sytë fortë.
Zemra I kishte ndaluar së rrahuri dhe teksa doli prej asaj vile po ndihej si një I vdekur mes të gjallëve.
Kraharori I therte dhe I shtrëngonte.
Zemra po I dukej sikur dikush po ia shkulte prej kraharori.
Trupi po I bënte lëvizje mekanike dhe truri nuk po I mendonte më asgjë tashmë.
Thjesht bosh. Po ndihej bosh.



***

Kapitujt në vijim do të jenë të shkurtër ama duhet të bëni durim pasi çdo gjë do të zbulohet me kohën.

Shpresoj që të më kuptoni.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now