🐉

386 53 35
                                    

Po merrte frymë thellë teksa qëndronte në dush dhe uji I ftohtë I rridhte nëpër shpatulla dhe trup. Mendja I fluturonte kudo që kishte të bënte me atë. Ndaloi ujin dhe doli prej dushit. Mori peshqirin që ishte I varur dhe e rrethoi pas beli,mori një tjetër dhe filloi të fshinte kokën ama ndaloi kur dëgjoi një zhurmë përplasje dhe disa të bërtitura. Ashtu siç ishte doli përjashta dhe vështroi poshtë në sallon Zeina që qëndronte bashkë me të ëmën dhe të atin. Kian kishte kapur dorën e Zeina,e cila bërtiste dhe Nevio ishte kokë më kokë me  Tomas ndërsa gruaja e tij ishte veshur me të zeza dhe qante.
Mjaft!-bërtiti dhe të gjithë kthyen kokën nga ai-Kush dreqin iu lejoi në shtëpinë time?-pyeti egër Elion dhe Tomas u drejtua nga ai dhe përpara se ta godiste me grusht por Elion I kapi dorën.
Vajza ime!! Vajza ime ka vdekur dhe ne e marrim vesh pas dy muajsh!-bërtiti Tomas dhe Elion e pa me një shikim të neveritur.
Tani u kujtove që ke një vajzë? Që kishe një vajzë Tomas?-I tha dhe ai u shty pas.
Shkërdhatë! Ja çfarë je ti! Asterlayna ishte vajza ime! Duhet të isha në dijeni!-bërtiti dhe Elion e pa me inat.
Nuk ke të drejtë të përmendësh emrin e saj! Mos guxo!-u gëlltit fortë dhe Zeina u shkëput prej Kian dhe iu afrua Elion.
Përse? Nga të gjithë ata,unë...motra e saj Elion. E doja,motra ime,fëmija I saj..të lutem.-I tha Zeina duke qarë në heshtje dhe duke e parë në sy.
Fëmija jonë nuk ka asnjë lidhje me ju! Ajo çka e mbante të lidhur me ju vdiq! Nuk është më prandaj gjithsecili në punë të vetë!-I tha egër dhe Zeina filloi të qante më shumë.
Pra fëmija e saj nuk vdiq me të!?-tha Tomas dhe Elion e vështroi tërbim,sytë e errur dhe filloi ti afrohej. E kapi për fyti dhe filloi ta shtrëngonte fortë dhe po e shihte me nerva dhe acarim.
Sikur ishte vajza jote!?-e pyeti me zërin e ngjirur dhe të trashë dhe Tomas u mundua ti largohej nga duart-Sikur e doje? Sikur ishte vajza jote!?-bërtiti dhe sytë e Tomas filluan të mbylleshin lehtë dhe fytyra ti merrte një kuqësi të theksuar.
Elion...-I vendosi dorën në shpatull dhe Elion pa nga Nevio.
Lëre.-I tha dhe Elione lëshoi në tokë Tomas I cili filloi të merrte frymë rëndëshëm.
Të gjithë këtu në dhomë asnjë nuk është I mirëpritur në këtë shtëpi! Asnjë nuk ka punë me djalin tim! Asnjë nuk ka punë me gruan time! Prandaj si njerëz të mirë që jeni do të zhdukeni që këtu pa asnjë problem! Qartë!?-bërtiti dhe Geneva ngriti kokën për të parë Elion.
Varri I saj ku ndodhet?-pyeti duke qarë dhe Elion shtrëngoi fortë grushtat dhe kërciti qafën.
Asnjë punë e juaja!-ia ktheu prerë dhe ajo filloi të qante akoma më shumë.
Dua të shoh pak djalin e saj...të lutem. Aroma e saj,ai është një pjesë e saj...-I tha Geneva dhe Elion rrudhi fytyrën.
As që bëhet fjalë.-ia ktheu dhe në sallon hyri një grua rreth të dyzetave dhe sapo Elion e pa u bë serioz.
Çfarë ka?-e pyeti serioz dhe ajo tundi kokën.
Ka rreth njëzetë minuta që vetëm qan dhe nuk pushon.-vrapoi drejt dhomës së vogëlushit dhe menjëherë hapi derën dhe zemra iu mblodh kur dëgjoi djalin e tij të çirrej nga të qarat.
Hej,hej...-I tha me zë të but sikur ai personi që ishte pak më përpara të mos ekzistonte aspak.
Reino vazhdonte të qante teksa Elion e vendosi në kraharorin e tij të zbuluar dhe filloi ta tundte lehtë duke I pëshpëritur fjalë të ngrohta italisht e duke e puthur në kokën e tij të vogël.
Oh Zot është një lloj si ajo!-ngriti kokën për të parë Zeina e cila qëndronte në hyrje të derës dhe vazhdoi të ecte afër tyre.
Dil përjashta!-foli me nerva duke mos u munduar të bërtiste prej fëmijës.
Të lutem Elion! Vetëm pak!-I tha me përgjërim dhe inati që Elion I hodhi e stepi pas.
Nuk keni të drejtë për asgjë! Largohu!-tha me tonin pak më të lartë të zërit dhe shtrëngoi Reino pas vetes I cili filloi të lëvizte dhe të bëhej gati për të qarë përsëri.
Elion...-përshpëriti Zeina dhe ai shfryu.
LARGOHU!-bërtiti dhe nga pas u duk Nevio I cili e tërhoqi pas Zeina e cila filloi të qante.
E qara e Reino mbushi dhomën pasi dera u mbyll dhe ai filloi ta tundte dhe ti fliste ëmbël italisht dhe anglisht.
Shh...-e puthi disa herë në kokë dhe filloi ta tundte lehtë duke parë se ai filloi të qetësohej.
La mia piccola vita, anche poco, anche poco, è rimasta. dobbiamo sopportare.(Jeta ime e vogël,edhe pak,edhe pak ka ngelur. Na duhet të durojmë.)-I përshpëriti duke e puthur në qafën e tij të vogël dhe duke marr aromë aty.
Mbylli sytë I vogli jonë,shhh...-psherëtiu dhe ashtu siç ishte doli prej dhomës së Reino dhe u fut në dhomën e tij,ku I shtri në krevat dhe vazhdoi ta mbante djalin e tij ngjitur me kraharorin e tij teksa gjumi e mori dhe ai e shihte vogëlushin,si gjëja më me vlerë në botë.

***

Mendimet tuaja njerëz,shpreheni të gjitha mos lini gjë pa thënë.

Dhe më aktiv People,më aktiv se ju në gjumë,e unë në gjumë pas jush pastaj😂,jo për gjë por më ikën frymëzimi.

Një ëndërr e vërtet Where stories live. Discover now